Inxhinier i Makinerisë Termo-Energjetike

TITULLI: Inxhinier i Makinerisë Termo-Energjetike
AFATI: 01.09.2021
LLOJI: Kohë e plotë
LLOJI: Punë e përhershme
KOMPANIA: APIS sh.p.k.
VENDNDODHJA: Kosovë
POZITA TË HAPURA: 3

Ne po kërkojmë Inxhinjer të Makinerisë Termo-Energjetike. Po kërkoni një punë ku mund të shihni projekte të të gjitha madhësive dhe të përfshiheni në zhvillim? Tani po kërkojmë një ekspert për ekipin e Instalimeve dhe Mirëmbajtjes Makinerike për ndërtesa dhe industri për një marrëdhënie pune të përhershme në Kosovë. Si ekspert, ju merrni përgjegjësinë për detyrat e inxhinjerit të makinerisë termo-energjetike. Nëse është e nevojshme, ju punoni si menaxher projekti për projekte të vogla makinerike, në këtë rast ju jeni përgjegjës për zbatimin teknik të tyre.

Me ne, ju mund të punoni në një sërë detyrash, si pjesë e një kompanie të fortë dhe udhëheqëse në industri. Në APIS, mund të jeni krenarë që punoni së bashku për të siguruar performancën dhe mirëqenien e njerëzve në mënyrë inteligjente dhe me përgjegjësi - edhe në situata të jashtëzakonshme. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin duke investuar në sigurinë dhe mirëqenien në punë. Në APIS, ju keni mundësinë të punoni në një ekip të lartë me klientë interesantë!

Kushtet e përgjithshme që janë të obligueshme për të gjithë stafin/ekipën:

  • I/E organizuar, detajuar,
  • I/E ndërgjegjshëm/e,
  • I/E besueshëm/e,
  • Me vetiniciativë,
  • Me vullnetë të mirë,
  • Dëshira për të punuar në ekip,
  • Aftësi të komunikimit dhe i afërt me njerëz,
  • I/E aftë për të vepruar në mënyrë të pavarur,
  • Të keni aftësi të mira ndërveprimi,

Përgatitja dhe përvoja:

  • Shkalla master/inxhinjer në Makineri Termo-Energjetikë
  • Përvoja minimum 5 vjet
  • Gjuha angleze apo gjermane e preferuar
  • Aftësia dhe përvoja e preferuar në projektim, mbikqyrje dhe menaxhim të projekteve të fushës së Makinerisë Termo-Enegjetike, për objekte banimi, komerciale dhe industriale.
  • Njohuri të mira të punës për kodet dhe standardet e ndërtimit,
  • Njohuri për sistemet e ndërtimit dhe kërkesat në vendpunishte
  • Aftësi profesionale në versionet e tanishme të AutoCAD, MEP, ArchiCad, MS Word and Excel dhe/ose programe tjera profesionale të dëshiruara

Ne kujdesemi për punonjësit tanë, prandaj ne ofrojmë:

  • punë në një kompani të qëndrueshme me perspektivë ndërkombëtare
  • sigurim nga aksidenti
  • i gjithë trajnimi i nevojshëm
  • të gjitha garancitë sociale
  • 5 ditë pune
  • pagë të dinjitetshme dhe të rregullt

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me e-mail, në email hr@apis-smart.com me titullin "Inxhinier të Makinerisë Termo-Energjetike", së bashku me pritshmëritë për pagën, më së voni deri më 01 shtator 2021.

Janë të inkurajuar të aplikojnë kandidat nga të gjitha komunitetet dhe nga të gjitha gjinitë.

Ne garantojmë konfidencialitetin. Ne do të informojmë vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë në lidhje me procesin e përzgjedhjes.

Për më shumë informacion në lidhje me APIS si punëdhënës, ju lutemi vizitoni https://apis-smart.com/careers.